Wood Excelence

Denisa, distributori zyrtar i produkteve Kastomunu.

Themelet e Denisa SH.P.K të ndërtuara në vitin 2005, janë të bazuara në rëndësinë e zhvillimit dhe të inovacionit, respektimin e mjedisit të punës dhe të drejtave të konsumatorit, definimit të marketingut, shitjeve dhe proceseve të punës duke përdorur filozofinë ku klienti është gjithmonë në qendër dhe ndërgjegjësimin mbi përgjegjësitë e saja sociale.

Historia Jonë

Gjatë 10 viteve të fundit kompania ka pasur rritje të vazhdueshme. Ne kemi ndërtuar një skuadër profesionale menaxhimi, e cila është e bazuar në konisistencë dhe besim, ku vendosim së bashku për strategjitë që do përdoren dhe qëllimet që do arrihen. Ne i japim prioritet rritjes duke pasur në fokus konsumatorin, strategji kjo që ka rezultuar gjithmonë e suksesshme. Kjo është një nga gjërat e shumta që e dallon Denisa SH.P.K nga të tjerët, duke iu bashkangjitur strukturës së korporatës, shpejtësisë, besimit, profesionalizmit, inovacionit dhe resurseve njerzore të kualifikuara.

Burimet tona njerzore, të cilat fokusohen në kënaqjen e konsumatorit, kuptojnë nevojat e tyre dhe i përgjigjen këtyre nevojave me produktet dhe shërbimet korrekte, janë një nga tiparet që na veçojnë neve nga konkurrentët. Ne shohim çdo punonjës si një pjestar të familjes, të cilit i janë  dhënë disa përgjegjësi.

Qëllimi kryesor i Denisa SH.P.K është të vazhdojmë të bëjmë më të mirën tonë. Neve na nevojitet vetëm koha që t’i arrijmë këto qëllime. Ne jemi pafund falenderues për punën e shkëlqyer të punonjësve tanë, të cilët na kanë besuar të zgjerojmë horizontin e kompanisë sonë. Falenderues për kolegët tanë që kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për të arritur qëllimet tona dhe të jemi të suksesshëm, gjithashtu dhe klientëve tanë të çmuar që na kanë qëndruar gjithnjë afër dhe na kanë dhënë besimin dhe suportin e tyre.